Cox-Arquette, seksi i tepërt i ndau
15/04/2011 17:00
Aktorja e serialit “Friends”, Courteney Cox, deklaroi në një program televiziv amerikan se ishte fiksimi i ish-bashkëshortit të saj pas seksit arsyeja kryesore që provokoi divorcin.
Ndonëse nuk kishin dashur të flisnin për jetën e tyre personale, “Monica” lëshoi sot një sulm surprizë ndaj 41-vjeçarit.
Ajo tregoi se ai nuk kishte mundur të ruante seriozitetin në momentin kur ajo kishte marrë vesh lajmin e vdekjes së babait të saj dhe i kishte kërkuar të kryenin marrëdhënie në ato çaste.
Pak më parë, ajo pranoi se Arquette “bëri një lëvizje” ndaj saj, ndërsa të dy ishin së bashku me vajzën në një udhëtim në “Disney World”.
Top Channel