10 vendet më të sigurta në botë

15/04/2011 10:05

Jo të gjithë ata që pëlqejnë të udhëtojnë kanë për zemër aventurën.

Për shumë turistë, kryesorja është komoditeti dhe siguria. Mbase është faji i lajmeve që tregojnë për histori të frikshme që i ndodhin pushuesve si grabitje ose atentate, por fakti është që një numër i madh personash kërkojnë një vend që i siguron kthimin shëndoshë e mirë në shtëpi.

Ja 10 vendet më të sigurta për pushime super të qeta:

Zvicra
– Berna, Gjeneva dhe Zyrihu janë disa nga qytetet më të sigurta në botë.


Singapori
– Vend i pasur dhe i qetë ku mund të shohësh shumë gjëra duke lëvizur shumë pak.


Suedia
– Vendi i vajzave të bukura dhe diplomacisë. Të grindesh me një suedez është gati e pamundur.


Luksemburgu
– Vendi ku tre etnitë kryesore jetojnë në harmoni (portugezë, italianë dhe francezë). Kurrë nuk është dëgjuar për sulme terroriste apo kafshë të rrezikshme me origjinë nga Luksemburgu.


Danimarka
– Qytetet daneze janë ideale për të pirë birrë, për të ngrënë peshk dhe për xhiro me biçikletë.


Irlanda
– Edhe pse njihet si popull rebel dhe pijedashës, irlandezët kanë një përqindje krimi shumë të ulët.


Norvegjia
– Oslo është një nga qytetet më të qeta në botë, por gjithashtu edhe më të shtrenjta.


Austria
– Vend i qetë dhe paqësor. Ideal për dashamirësit e artit, historisë dhe kuzhinës së mirë.


Islanda
– Kriminaliteti në këtë vend është aq i ulët sa gjysma e forcave të rendit qarkullojnë pa armë me vete. Siguri e garantuar.


Zelanda e Re
– Konsiderohet si shteti më i sigurtë në botë nga revista The Economist.

Top Channel