Raul dhe Schalke ëndërrojnë finalen

14/04/2011 20:20

Raul është shndërruar në udhëheqësin e vërtetë të Schalke-s, skuadër që shkroi një faqe të suksesshme në historinë e saj duke u kualifikuar për herë të parë në histori në gjysmëfinalet e Champions League.

Ish-kapiteni i Realit të Madridit, i bashkuar me tifozët me një festë që zgjati deri në orët e para të mëngjesit në Gelserkirshten, deklaroi se skuadra e tij nuk ka asnjë arsye për të mos ëndërruar finalen, edhe pse do të përballet me gjigantët e kontinentit, Manchester United.

”Është e vërtetë se nuk jemi favoritë, por nuk ka përse të mos besojmë tek kualifikimi. Shpresoj shumë tek një finale ndaj Real Madridit, do të ishte shumë emocionuese për mua”, deklaroi Raul.

”Ky është për ne një moment shumë emotiv, pasi asnjëherë nuk kishim mbërritur kaq larg në Champions League. Megjithatë, nuk duam të ndalemi me kaq”.

Raul ironizoi me deklaratat e mëparshme të Interit dhe Valencias, dy ekipe që u shprehën shumë të lumtura kur shorti i vendosi përballë nesh.

”Në futboll, gjithçka fitohet në fushë dhe mendoj se ia treguam qartë këtë Interit apo Valencias. Kemi fituar respektin e kontinentit, por shpresojmë që Manchesteri të na nënvlerësojnë siç bënë të tjerët”.

Top Channel