Qerimaj zhgënjen në Europian

14/04/2011 20:00

Erkand Qerimaj ka zhgënjyer në Europianin e peshëngritjes, duke u paraqitur shumë larg pretendimeve.

Shqiptari ka bërë gjithçka mirë në stilin e shkëputjes, duke ngritur 157 kg, peshë kjo që e renditi atë të dytin në këtë stil.

Megjithatë, situata për shkodranin ndryshoi në stilin e shtytjes, aty ku Qerimaj pretendonte më shumë.

23-vjeçari dështoi në tre provat për të ngritur 188 kg, që do t’i jepnin atij medaljen e argjendit në këtë Europian, duke mbetur në vendin e fundit të renditjes.

Mbyllet kështu me vetëm një medalje bronzi kampionati Europian i peshëngritjes për Shqipërinë, medalje kjo e fituar nga Daniel Godelli në peshën 69 kg.

Fetije Kasaj u rendit e pesta, ndërsa Romela Begaj dështoi në dy stilet, atë të shkëputjes dhe të shtytjes, duke mos ngritur asnjë peshë.

Top Channel