Përfundon sezoni i NBA-së

14/04/2011 20:40

Chicago Bulls dhe San Antonio Spurs përfunduan në vendin e parë në Konferencën e Lindjes dhe Perëndimit, ndërsa sezoni i rregullt i NBA-së përfundoi.

Në ndeshjen vendimtare të mbrëmjes së fundit, Los Angelos Lakers arritën të fitonin 116-108 ndaj Sacramento Kings, duke garantuar vendin e dytë në Perëndim.

Ajo që ndodhi në Sakramento ishte e pabesueshme, pasi Kobe Bryant e shokë u shndërruar në protagonistë të një prej përmbysjeve më të bujshme të historisë, duke fituar një ndeshje që po humbnin 78-60 në fundin e pjesës së tretë.

Në Feniks, Spurs rreshtuan të gjithë yjet e tyre, por humbën me rezultatin 106-103. Në Boston, vendasit mposhtën miqtë njujorkezë me rezultatin 112-102, por të ekipet nuk luftonin për asgjë, prandaj ishin rezervat ata që përfituan për të treguar aftësitë e tyre.

Ndërkohë, Durant i Oklahomës u shpall si pikëshënuesi më i mirë, me një mesatare prej 27,8 pikësh për ndeshje, ndërsa Kevin Love i Minnestotas si njeriu më rezultativ në tabelë, me 15,2 topa të zotëruar për ndeshje.

U përcaktuan edhe çiftet e plejofit, të cilat janë si më poshtë:

Plejofi në Konferencën e Lindjes
Chicago Bulls-Indiana Pacers
Miami Heat-Philadelphia 76ers
Boston Celtics-Neë York Knicks
Orlando Magic-Atlanta Haëks

Pjejofi në Konferencën e Perëndimit
San Antonio Spurs-Memphis Grizzlies
Los Angelos Lakers-Neë Orleans Hornets
Oklahoma Thunder-Portland Trail Blazers
Dallas Mavericks-Denver Nuggets

Top Channel