Një Bugati Veyron për 38 vjetorin e Roberto Karlos

14/04/2011 03:10

Një Bugati Veyron me një vlerë prej 900 mijë eurosh është dhurata për 38 vjetorin e lindjes së Roberto Karlos.

Super makina iu dhurua futbollistit brazilian, nga presidenti i klubit rus të Aznhit, ku Karlos luan aktualisht, Suleiman Kerimov.

Bugati Veyron njihet si makina më e shpejtë në botë.

Vetë Karlos ka kërkuar që dhurata e tij të transportohet për në San Paolo në Brazil.

Ndërkohë, super-presidenti i Aznhit, që nga Forbes renditet i 118 në listën e më të pasurve të globit me 5.5 miliard euro, u premtoi një dhuratë të tillë të gjithë futbollistëve të skuadrës së tij nëse brenda 4 vitesh arrinin të fitonin një kampionat rus.

Suleiman Kerimov u bë i famshëm për median sportive ndërkombëtare, e vecanërisht për atë italiane në vitin 2004 kur ofroi një shumë marramendëse për blerjen e Romës, ofertë kjo e hedhur poshtë nga romanistët në atë kohë.

Top Channel