Napoli nuk do të shesë yjet e tij

14/04/2011 20:25

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, siguroi sot tifozët se asnjë prej lojtarëve kryesorë që kanë kontribuar për të përfshirë në mënyrë të papritur skuadrën në luftën për titull në Serinë A, nuk do të shitet.

”Cavani? Me cilësitë e tij mund të luajë në çdo skuadër të futbollit europain, por do të qëndrojë tek Napoli. Ai mund të përmirësohet edhe shumë më tepër se kaq. Do të qëndrojë tek kjo skuadër, së bashku me Mazzari-n dhe “diamantët” e tjerë”.

Forma e shkëlqyer e napolitanëve në këtë sezon ka bërë që shumë ekipe të mëdha të kontinentit të marrin në konsideratë mundësinë e paraqitjes së ofertave për emra si Cavani, Hamsik apo Lavezzi.

”Modeli ynë është ai i Barcelonës, pasi synojmë të ndërtojmë një skuadër me lojtarë të rinj dhe me shumë entuziazëm. Ai i Guardiolës është një cikël i papërsëritshëm.

Messi si Maradona? Si Maradona ka patur vetëm një dhe s’do të ketë të tjerë. Ronaldo? Që Berlusconi t’a sjellë tek Milani duhet të fitojë më parë kampionatin, por nëse do të mbërrinte, do të ishte një gëzim i madh për të gjithë futbollin italian”.

Top Channel