Nadal, në çerekfinalet e Montekarlos

14/04/2011 20:50

Rafael Nadal nuk mungoi në takimin e tij me çerekfinalet e Masterit të Montekarlos, ndërsa mposhti me lehtësi francezin Richard Gasquet, 6-2, 6-4, në një ndeshje që zgjati pak më shumë se një orë e gjysmë.

Gasquet ka humbur gjithmonë në karrierën e tij si profesionist përballë Nadal-it dhe kjo u përsërit edhe në atë që ishte përballja e tetë në karrierën e tyre.

Rivali i numrit një të botës në çerekfinale do të jetë kroati Ivan Ljubicic, i cili vazhdon të befasojë të gjithë me lojën e tij cilësore dhe së fundmi mposhti edhe çekun Thomas Berdych.

Historiku i përballjeve midis këtyre dy tenistëve është 5-2 në favorin e spanjollit.

Top Channel