Miku i Sheen: Po e shfrytëzojnë

14/04/2011 17:25

Një prej miqve më të mirë të Charlie Sheen, Ricky Gervais, është i shqetësuar se vajzat e “harremit” të tij dhe njerëz të tjerë janë duke e shfrytëzuar yllin 46-vjeçar të Hollivudit.

”Jam disi i shqetësuar se janë duke e shfrytëzuar”, deklaroi Gervais në një emision televiziv. “Nuk mund të them se më vjen keq për ndryshimin e Sheen, sepse ai duket i lumtur kështu”.

Por, duke iu referuar pornostarit dhe modeles me të cilën Charlie ka lidhje paralele, Gervais shtoi: “Më vjen mirë që ai po del me femra, por dua t’i them se ka edhe vajza të tjera që nuk kanë filmuar çdo akt seksual të jetës së tyre.

Nuk kam asnjë kundër tyre (vajzave), por shpresoj seriozisht që ato t’a duan Sheen vetëm për atë që është”.

Top Channel