Lojtarët e Chelsea kërkojnë Mourinho

14/04/2011 11:15

Pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, lojtarët e Chelsea kërkojnë rikthimin e Jose Mourinho si trajner i Bluve të Londrës.

Sipas ‘Daily Mirror’, veteranët e ekipit do të përpiqen të bindin pronarin rus, Roman Abramovich, që të sjellë sërish në pankinë trajnerin portugez të Real Madridit verën e ardhshme.

Në Angli sigurojnë se Carlo Ancelotti nuk do të qëndrojë më në krye të Chelsea pas përfundimit të këtij sezoni.

Gjithashtu, futbollistët kërkojnë edhe që ish-trajneri i tyre Guus Hiddink të rikthehet në Londër në rolin e drejtorit teknik.

 

Top Channel