Lady Gaga kundër operacioneve plastike

14/04/2011 10:05

Lady Gaga është plotësisht kundër operacioneve plastike të cilave i nënshtrohen në masë artistët e famshëm.

25-vjeçarja, në një intervistë për revistën Bazaar, i konsideroi këto ndërhyrje kirurgjikale si të “dëmshme” sepse përcjellin pasiguri tek njerëzit.

“Unë kurrë nuk kam bërë operacion plastik. Mendoj se këto operacione përçojnë pasiguri tek njerëzit. Cdo ditë shikon një modele apo një aktore në faqet e para të revistave me një fytyrë krejt të re, më të bukur dhe më të freskët. Kjo është e dëmshme sepse të gjithë do ta donin një pamje të bukur, por nuk është zgjidhja operacioni plastik”, u shpreh Lady Gaga.

Top Channel