
Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, i kërkoi skuadrës një sforco finale për të siguruar titullin kampion në javët e mbetur të kampionatit.
”Kryesojmë në Serinë A që prej 22 javësh dhe duhet të qëndrojmë në këtë pozicion deri në fund”, deklaroi Galliani në mikronat e “Sky”. “Skuadra është e përqendruar dhe në formë të mirë.
Që prej tre javësh ndjek ekipin edhe në stërvitje dhe duket qartë që lojtarët janë shumë të përqendruar. Kemi një avantazh të rëndësishëm në ndeshjet direkte dhe duhet të qëndrojmë në krye edhe këto javë që mbeten”.
Nesër do të shqyrtohet apeli i Milanit për reduktimin e pezullimit 3-javor të Ibrahimovic dhe Galliani tha: “Ibra dukej mirë të dielën në darkë. Rreth apelit të presim gjykimin, nuk mund të bëjmë parashikime”.
Numri dy i kuqezinjve mbeti jashtë spekulimeve për blerjen e Cristiano Ronaldo-s, ndërsa uroi Cassano-n për djalin e lindur mëngjesin e sotëm.
Top Channel