Falenderimi i hidhur i Moratti-t

14/04/2011 18:55

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, falenderoi futbollistët e tij, pavarësisht humbjes së thellë ndaj Schalke 04, në çerekfinalet e Champions League.

”Dua të falenderoj sot të gjithë ekipin tim, të gjithë futbollistët që në vitet e fundit dhe atë aktualin i kanë sjellë shumë gëzimi tifozëve interistë. Bëhet fjalë për shumë gëzim dhe suksese, për të cilët do të jemi gjithmonë krenarë”, deklaroi Moratti.

”Jam i sigurt se do të gjejmë forcën dhe cilësinë që njohim për të arritur shumë shpejt objektivat prestigjiozë që na presin. Jam i sigurt që së bashku me tifozët, trajneri dhe skuadra do të dinë të na dhurojnë shumë suksese të reja”.

Pas humbjes në Champions League, Interi mbetet në lojë për titullin kampion në Itali dhe në Kupën e Italisë. Pavarësisht fjalëve të mira të Moratti-t, mediat italiane besojnë se Leonardo nuk do të vazhdojë edhe për shumë kohë në krye të ekipit.

Top Channel