Alonso: Nuk jemi të shpejtë sa duhet

14/04/2011 12:55

Fernando Alonso, piloti spanjoll i Ferrarit, bëri të qartë sot se tifozët e Kokëkuqes duhet të jenë realistë dhe se objektivi në këtë fazë të kampionatit është vetëm “ngjitja në podium”.

“Nuk jemi të shpejtë sa duhet. E dimë se duhet të përmirësojmë makinën. Nuk ka sekrete në Formula 1. Aerodinamika është e rëndësishme dhe ne duhet të punojmë në këtë aspekt sepse është çelësi i suksesit”, deklaroi Alonso para reporterëve në Shangai (Kinë).

Spanjolli theksoi se objektivi i pilotëve të Ferrarit është grumbullimi i sa më shumë pikëve në këto gara në mënyrë që kur të kenë në dispozicion një makinë më kompetitive, të jenë në gjendje të luftojnë për titullin kampion.

Top Channel