Shalke shkurorëzon Interin

13/04/2011 23:20

Interi i jep lamtumirën Champions League, duke e dorëzuar kupën që e fitoi 1 vit më parë.

Skuadra e Leonardos nuk arriti të përmbysë humbjen e thellë 5-2  në San Siro, madje është mundur edhe në Gjermani nga Shalke me rezultatin 2-1.

Golat për ekipin e Ranjik u shënuan nga Raul Gonzalez në pjesën e parë dhe Hovedes  në të dytën.

Rezultati përfundimtar 7-3, mbyll aventurën europiane të Interit, prezantimi i të cilit këtë edicion ishte shumë larg skuadrës që fitoi 3 trofe brenda 1 sezoni.
 
Gjithcka e lehtë për Realin e Mourinho i cili fitoi edhe në Londër me Tottenhamin, këtë herë me rezultatin 0-1.  

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Ronaldo, por meritë kishte edhe portieri Gomes i cili nënvlerësoi gjuajten e portugezit.

Tashmë madrilenët i pret në gjysmëfinale Barcelona, skuadra me të cilën do të ndeshen 4 herë brenda një muaji, sfida që janë vendimtare për të gjithë sezonin.  

Top Channel