Renditja e FIFA-s, Shqipëria në vend të 50

13/04/2011 16:00

Shqipëria ka ngjitur 23 vende në renditjen e FIFA-s të muajit prill duke arritur kështu vendin e 50.

Kjo është renditja më e mirë e historisë së përfaqësueses sonë që kur organizmi drejtues i futbollit botëror (FIFA) ka filluar publikimin e përmuajshëm të këtij klasifikimi në vitin 1993.

Vazhdon të kryesojë këtë renditje përfaqësuesja kampione në fuqi e botës, Spanja. Në vend të dytë renditet Hollanda. Brazili në vend të tretë ka lënë pas Gjermaninë dhe Argjentinën.

Vetëm në vend të nëntë Italia.

Top Channel