Red Bulli, me modifikime në Shangai

13/04/2011 12:55

Pavarësisht formës së shkëlqyer në këtë fillim sezoni dhe diferencës që ka patur me ndjekësit, Red Bulli do të kryejë disa modifikime për t’u përmirësuar për në garën e ardhshme të Formulës 1, në Shangai.

Këtë e bëri të ditur një prej inxhinjerëve kryesorë të ekipit, Helmit Marko. “Në këtë moment jemi më të shpejtë se rivalët tanë, por ata janë duke punuar me shpejtësi dhe situata mund të ndryshojë brenda pak kohe, prandaj synojmë ta parandalojmë këtë situatë.

Në Kinë do të prezantojmë disa modifikime që do të përmirësojnë paraqitjen tonë. Nuk mund të them se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, por besojmë se këto rinovime janë të domosdoshme, për të siguruar rolin tonë dominues në Botëror”.

Kampioni i botës në fuqi, Sebastian Vettel, ka arritur të fitojë të dy garat e para të sezonit, ndërsa lehtësia me të cilën e ka realizuar këtë ka qenë shqetësuese për rivalët e tjerë të makinës austriake në kampionat.

Top Channel