Muriqi si fabrikë golash në La Liga, shënon të radhës dhe “tremb” Kylian Mbappe
Real Madrid hedh sytë sërish nga Bundesliga në kuadër të merkatos së ardhshme të verës.
Nëse në verën e kaluar u transferuan në Madrid Mesut Ozil dhe Sami Khedira, e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me një tjetër lojtar të kampionatit gjerman: Nuri Sahin.
Sipas Bild, ekipi i kryeqytetit spanjoll është i Interesuar për mesfushorin turk të Borussia Dortmund. Po sipas kësaj gazete, Real Madrid mund të ketë bërë tashmë një ofertë për Sahin tek drejtuesit e Borussia.
Sahin mund të transferohet për vetëm 6 milionë euro për shkak të një klauzole në kontratën e tij me gjermanët edhe pse vlerësohet në treg me 17 milionë euro.
22-vjeçari ka debutuar në vitin 2005 me Borussia Dortmund, kur ishte vetëm 16 vjeç duke u bërë kështu lojtari më i ri që ka debutuar në Bundesligë.
Top Channel