Rama: Dhunë për të marrë vota

13/04/2011 13:15

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte në Spitalin Ushtarak ku vizitoi të riun që u plagos me thikë një ditë më parë në prag të takimit elektoral të Partisë Socialiste.

I riu u plagos nga një i ri tjetër kur turma e njerëzve që do të merrte pjesë në takimin e kryetarit Rama, kaloi përpara zyrës elektorale të LSI-së.

Kjo parti u distancua menjëherë nga autori i plagosjes, kurse policia e cilësoi ngjarjen si pasojë e një zënke banale.

Edi Rama tha se këto akte nuk e trembin Partinë Socialiste, e cila në zgjedhjet e ardhshme do të dijë ta mbrojë votën e saj.

“Për ministrin e Brendshëm në detyrë është korniza më kuptimplotë e këtyre ndodhive, e shumë ndodhive të tjera dhe e të tjera gjërave aspak ogurmira, që zhvillohen nën rrogozin e këtij regjimi kusarësh dhe matrapazësh. Ne, jo vetëm që jemi të vendosur të përballemi sy më sy dhe dhëmbë për dhëmbë me këtë regjim, por e sigurojmë Ilirin dhe Saliun se në 8 maj ajo që ata do të fitojnë do të jetë vetëm me votë dhe askund tjetër nuk do të mund të fitojnë gjësend tjetër me dhunë”, deklaroi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB