Pato: Do të fitojmë titullin kampion

13/04/2011 19:30

Sulmuesi brazilian i Milanit, Alexandre Pato, shprehet i bindur se do të fitojë titullin kampion me ekipin kuqezi dhe kërkon mbështetjen e tifozëve duke filluar që nga ndeshja e kësaj fundjave, kundër Sampdorias.

“Me Sampdorian do të jetë një ndeshje e vështirë dhe kërkoj që atmosfera në stadium të jetë e njëjtë me atë të derbit. Dua të shikoj 80 mijë persona në stadium që na mbështesin. Tifozët janë lojtari i 12 në fushë për ne”, u shpreh Pato në një intervistë për Milan Channel.

“Jam i bindur se me ndihmën e tifozëve, Milani do të fitojë këtë kampionat”, shtoi braziliani.

Top Channel