Një çift i ri në Hollywood

13/04/2011 17:30

Charlize Theron dhe Keanu Reeves janë çift dhe së shpejti do të dalin hapur në publik.

Lajmin e bën të ditur revista angleze ‘Star’.

Aktorët të cilët kanë qenë protagonistë në filmat The Devil’s Advocate dhe Sweet November kanë përfunduar marrëdhëniet e tyre të mëparshme dhe kanë gjetur ngushëllim tek njëri-tjetri duke bërë që miqësia e tyre e vjetër të kthehet në dashuri.

Charlize i ka dhënë fund historisë së saj me Stuart Townsend vitin e kaluar ndërsa Keanu ka humbur partneren e tij në një aksident rrugor në vitin 2001.

Sipas mediave angleze, aktorët kanë disa vite që janë bashkë, por do të dalin hapur kur të transferohen në Londër për xhirimin e filmave respektivë.

Top Channel