Ancelotti-Chelsea drejt divorcit

13/04/2011 12:45

I eliminuar në çerekfinalet e Champions League, nga Kupa e Anglisë dhe pa shanse për të fituar titullin kampion në Premiership, Carlo Ancelotti po përgatit valixhet për t’u larguar nga klubi londonez.

Pronari i “bluve”, Abramovich, vazhdon të jetë i fiksuar pas titullit të Champions që prej mbërritjes së tij në skuadër në vitin 2003, prandaj nuk është i gatshëm të tolerojë disfatën me Manchester United.

Divergjencat midis trajnerit italian dhe presidentit rus kanë qenë të mëdha prej disa muajsh, që nga mosrinovimi i ndihmëstrajnerit Wilkins apo blerja pa vullnetin e Ancelotti-t e Torres-it, prandaj shkarkimi është i sigurt në fundin e sezonit.

Me largimin nga “Stamford Bridge”, për Ancelotti-n krijohet mundësia e kalimit në stolin e Romës, ku ai preferohet shumë prej pronarëve të rinj amerikanë të klubit verdhekuq.

Top Channel