Shfaqje force nga Roger Federer

12/04/2011 20:30

Numri tre në botë në tenisin mashkullor, Roger Federer, fitoi lehtësisht ndaj gjermanit Kohlschreiber dhe avancoi për në raundin e dytë të Masterit të Montekarlos.

Zvicerani siguroi fitoren në më pak se një orë, ndërsa shërbimi dhe saktësia nga vija fundore e ndihmuan që të fitonte në dy sete, me rezultatin 6-2, 6-1.

Forma e mirë e Federer bën që të shpresohet në një finale klasike midis tij dhe Nadalit. Falë mungesës së numrit dy, Novak Djokovic, ai mund të përballet me Rafa-n vetëm në finale.

Kaloi për në raundin e dytë edhe francezi Gilles Simon, i cili triumfoi përballë brazilianit Thomaz Belluci, me rezultatin 6-3, 6-2, rezultat i njëjtë me të cilin Berdych mposhti belgun Rochus.

Top Channel