Përrenjas, kamioni përplas për vdekje 47 vjeçaren
12/04/2011 16:45
Një aksident me pasojë vdekjen e një 47 vjeçareje ka ndodhur në fshatin Rrajcë, në Përrenjas, ky një kamion ka përplasur dy kalimtarë.
Bëhet fjalë për shtetasen Feride Tarushi e cila në momentin e aksidentit ka qenë duke ecur së bashku me bashkëshortin e saj, Sefedin Tarushi, 47 vjeç, i cili është dërguar nga kalimtarët për mjekim në spital.
Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit, 21 vjeçarin Fation Shahini.
Top Channel