Mourinho mbush 500 ndeshje në karrierë

12/04/2011 08:40

Jose Mourinho, trajneri i Real Madrid, do të mbushë 500 ndeshje si teknik profesionist nesër në Londër, ku ekipi i tij do të përballet me Tottenham Hotspur në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Portugezi ka debutuar në pankinat profesioniste në 23 shtator të vitit 2000 dhe në 11 vitet e karrierës së tij ka arritur të fitojë 17 tituj: 6 kampionate, 3 Kupa, 3 Superkupa, 2 Kupa Lige, 2 Liga Kampionesh dhe 1 Kupë Uefa.

Në 500 ndeshjet në të cilat ka drejtuar ekipet e tij, Mourinho ka arritur 334 fitore, 104 barazime dhe 61 humbje.

Benfica, Uniao Leira, Porto, Chelsea, Inter dhe Real Madrid janë ekipet e drejtuara nga Mourinho deri në këtë pikë të karrierës së tij.

Top Channel