Manchester-Barça drejt kualifikimit

12/04/2011 21:35

Manchester United dhe Barcelona kryesojnë në përfundimin e pjesëve të para të çerekfinaleve të kthimit në Champions League dhe janë shumë pranë sigurimit të një vendi për në katërshen e ekipeve më të mira të Europës.

Në derbin britanik, Chelsea krijoi disa raste të mira, ndërsa nisi vrullshëm pjesën e parë. Torres, Lampard dhe Anelka gjuajtën të tre dobët në pozicione të favorshme pranë kuadratit të Van der Sar.

”Djajtë e Kuq” përmirësuan lojën gradualisht dhe arritën të shënonin me Hernandez pas një krosi të Evra. Megjithatë, gjyqtari anulloi golin, i cili erdhi dy minuta nga intervali, me të njëjtin autor.

Pas një goditje nga këndi, topi nuk mundi të spastrohej nga zona prej londinezëve, duke i dhënë shansin Giggs-it që të krijonte aksionin e golit pas disa kombinimeve të shkëlqyera në hapësira të ngushta.

Pas depërtimit në krahun e djathtë, veterani ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer nga pranë, por goli i shkoi sulmuesit meksikan, i cili preku për herë të fundit topin që po shkonte në rrjetë, më pak se një metër nga vija fatale.

Në ndeshjen tjetër që po zhvillohet në të njëjtën kohë, Barcelona kryeson në Ukrainë falë një goli të Lionel Messi-t. Pas fitores 5-1 në “Camp Nou”, katalanasit duket të vendosur të mos tolerojnë dhe të çojnë “formalitetin” deri në fund.

Top Channel