Lampard: Abramovich meriton Ligën e Kampioneve

12/04/2011 09:10

Frank Lampard, mesfushori i Chelsea, ka shumë dëshirë që të fitojë Ligën e Kampioneve si një mënyrë për të falenderuar presidentin e klubit londinez, Roman Abramovich, për vitet e tij në krye të Bluve.

Sot, Chelsea do të luajë në fushën e Manchester United duke kërkuar të përmbysë disavantazhin 1-0 të çerekfinales së parë.

“Kur erdhi Abramovich, gjithçka ndryshoi për Chelsea. Ai bëri një investim të madh dhe të gjithë lojtarët i janë mirënjohës. Dua të fitoj Ligën e Kampioneve sepse presidenti ynë e meriton një gëzim kaq të madh”, u shpreh mesfushori 32-vjeçar për The Sun.

Përsa i përket ndeshjes së sotme, Lampard theksoi: “Liga e Kampioneve është i vetmi kompeticion që na ka mbetur tashmë. Duhet të japim maksimumin dhe të arrijmë një fitore. Kemi besim se mund të kalojmë në çerekfinale.”

Top Channel