
Janë Barcelona dhe Manchester United dy gjysmëfinalistet e para të Ligës së Kampioneve.
Djajtë e kuq të drejtuar nga Sër Ferguson fituan për herë të dytë derbin anglez në Champions, këtë herë me rezultatin 2-1.
Edhe pse në moshë të madhe, protagonisti i ndeshjes ishte Rajan Gigs me asistët e tij në dy golat e United, me autor Chicharito Hernandez dhe Park. Goli i vetëm për londinezët e Ancelottit u shënua nga Didier Drogba.
Me këtë fitore Manchester United konfirmon supremacinë në Old Traford, ndërkohë që pas kësaj humbjeje rrezikohen pozitat e trajnerit italian, Anceloti në krye të Chelsea.
Kundërshtari i radhës i Djave të Kuq në Champions do të jetë fituesi i duelit Schalke – Inter.
Në Donetsk, i ka takuar Lionel Messit të vendosë rezultatin e ndeshjes mes Shahktarit dhe Barcelonës. Argjentinasi shënoi golin e vetëm të ndeshjes, duke cuar në 6-1 rezultatin përfundimtar në takimet e këtyre dy skuadrave.
Tashmë Pep Guardiola dhe skuadra e tij do të përgatiten për gjysmëfinalen, ku kundërshtari pritet të jetë Reali i Mourinho.
Madrilenët fituan 4-0 ndeshjen e parë cerekfinale me Tottenhamin, një rezultat që vështirë se mund të përmbyset nga anglezët e Rednap.
Top Channel