Tre javë pezullim për Ibrahimovic

11/04/2011 19:25

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, u pezullua për tre javët e ardhshëm nga Komisioni i Disiplinës së Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), pasi kartonit të kuq të marrë në fitores e së dielës, 2-1 ndaj Fiorentinës.

Suedezi u përjashtua për ofendimin e vijërojtësit dhe komisioni vendosi të konfirmojë dënimin e parashikuar për këtë gjest, prej dy javësh pezullim.

Përpara se të largohej nga loja, Ibrahimovic morri edhe një karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar ndaj Behramit dhe u pezullua për një ndeshje, pasi ishte kartoni i pestë i marrë në kampionat.

Sipas rregullores, dy pezullimet do të bashkohen në një dhe Ibrahimovic do të mungojë për tre ndeshje. Milani ka vendosur të paraqesë apel, për futbollistin që në Firence u rikthye pasi shleu dy javë pezullim për goditjen e një lojtari të Barit.

Tre ndeshjet e ardhshme të kuqezinjve në kampionat janë ato ndaj Sampdorias, Brescia dhe Bologna-s.

Top Channel