Nadal: Vështirë të përsëris 2010-n

11/04/2011 20:25

Tenisti spanjoll, Rafa Nadal, është i bindur që do të jetë pothuajse e pamundur që të përsërisë “pranverën magjike” të vitit të shkuar, kur fitoi katër tituj në turnetë e mëdhenj në fushat me dhe, duke regjistruar 22 fitore rradhazi.

Duke folur për të përditshmen spanjolle “AS”, Nadal theksoi se Djokovic është i avantazhuar për t’i marrë vendin e parë, gjatë muajit të ardhshëm.

”Ajo që realizova gjatë vitit të shkuar, kur fitova në Montekarlo, Romë, Madrid dhe Roland Garros, kishte 50-60 vjet pa u realizuar. Është shumë e vështirë që të realizoj këtë arritje edhe një herë tjerër”, tha me sinqeritet spanjolli.

Duke folur për numrin një në botë, ai shtoi: “Mendoj se është një betejë treshe. Ndryshe nga sa shkruhet, unë nuk mendoj ende se Federer është në rënie dhe ai ka ende shumë për të dhënë, ndërsa Djokovic është në një formë të shkëlqyer”.

Top Channel