Moratti: Besojmë tek e pamundura

11/04/2011 19:30

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, deklaroi në prag të përballjes çerekfinale me Schalke-n në Champions League se rikuperimi i humbjes 5-2 në “San Siro” është logjikisht i pamundur.

Megjithatë, sipas tij, e bukura e futbollit qëndron pikërisht tek “çmenduria” e tij, prandaj parashikoi që përballja në Gerlserkirshten të jetë shumë emocionuese.

”Duhet të qëndrojmë të përqendruar. Duhet të tentojmë diçka që në vetvete është e pamundur, por pikërisht kjo pamundësi e bën sfidën në Gjermani edhe më mahnitëse”.

Pronari i zikaltërve shprehu kënaqësi për rikthimin e Samuelit, ndërsa komentoi edhe emra të përveçëm si Milito e Nagatomo. “Samuel? Nuk besoj se do të luajë. Megjithatë, prezenca e tij do të jetë thelbësore në javët e mbetura.

Moment i veçantë për Diego Milito-n? Mua më diket se po përjeton një moment të mirë dhe është shumë i karikuar. Skuadra ndihet optimiste, ndonëse jemi edhe realistë dhe e dimë që është gati e pamundur në Gjermani”.

Top Channel