Libi, rebelët refuzojnë armëpushimin

11/04/2011 18:30

Lidershipi i kryengritësve në qytetin libian të Bengazit vendosi të refuzonte ofertën për një armëpushim, të vendosur në tavolinë nga një delegacion përfaqësues i liderave afrikanë.

Koloneli Muammar Gaddafi e kishte pranuar këtë ofertë. Megjithatë, forcat e tij sulmuan më parë gjatë ditës qytetin e Misratës.

Sipas rebelëve, marrëveshja e propozuar ishte e papranueshme, pasi në të nuk përfshihej kushti i tyre kryesor për ndërprerjen e luftimeve, largimi nga pushteti i diktatorit.

Me këtë vendim, rebelët i bashkohen deklaratës së Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, e cila ka thënë më parë se mendon që në paketën që do të zgjidhë krizën në Libi duhet të përfshihet edhe largimi i Gaddafi-t nga vendi.

Bashkimi Afrikan nuk ka një reputacion të mirë në ndërmjetësimin për zgjidhjen e krizave dhe ky dështim i ri mbërriti pavarësisht përfshirjes në delegacion të një prej njerëzve ne në shumë ndikim në kontinent, presidentit Zuma të Afrikës së Jugut.

Top Channel