Inter, fillon operacioni Tevez

11/04/2011 09:50

Carlos Tevez dhe Manchester City kanë arritur në një marrëveshje që do të bëjë të mundur transferimin e sulmuesit argjentinas tek Interi në sezonin e ardhshëm.

Pra, do të jetë Tevez dhe jo Alexis Sanchez përforcimi i parë për sulmin zikaltër.

Presidentit të Interit, Massimo Moratti, do t’i duhet të shpenzojë rreth 30 milionë euro për sulmuesin e ekipit anglez, Manchester City.

Por, nuk mund të përjashtohet edhe një ulje e kësaj shifre nëpërmjet ofrimit të Maicon nga ana e zikaltërve edhe pse sezonin e shkuar mbrojtësi brazilian refuzoi transferimin në Premiership.

Top Channel