Fushata, flet Wollfarth

11/04/2011 16:15

Kryediplomati i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth ka qenë shumë i kujdesshëm kur është pyetur se kush duhet të fajësohet për mosplotësimin e rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it.

Shefi i OSBE-së ka folur edhe për cështjen e shumëdebatuar të listave, përfshirë se cfarë ai mendon për ankesat e opozitës, e cila ka shprehur shqetësimin se në Tiranë po shtohen votues që nuk janë banorë të kryeqytetit.

“Klima politike pas zgjedhjeve të fundit s’ishte konstruktive. Duhej të veprohej më parë mbi rezultatet përfundimtare. Kjo situatë nuk la kohë për ndryshime në kod. S’mund të them kush e ka fajin. Cështja e kodit ishte për të gjithë. Pas këtyre zgjedhjeve është koha për ndryshime për zgjedhjet e tjera të përgjithshme. Jam i bindur se kjo mund të arrihet”, ka deklaruar Wollfarth.

Gjithashtu, ambasadori Wollfarth ka përshëndetur vendimin e marrë nga Top-Channel për të mos transmetuar kaseta të redaktuara nga aktivitetet elektrale të partive politike.

“Unë do të abstenoja kur bëhet fjalë për kaseta të montuara nga partitë. Është mirë që fushata të ndiqet nga gazetari. Megjithatë, s’ka ndonjë gjë të keqe kur dërgohen si materiale propagandistike. Partitë nuk duhet të ushtrojnë preison me këto kaseta. Vendimi i Top Channel është i drejtë, vazhdoni kështu. Nëse ju duhet ndihma jonë, do ta keni”, ka theksuar Wollfarth.

Wollfarth ka folur edhe për incidentet gjate fushatës elektorale, duke u shprehur se ato nuk i shërbejnë një procesi të shëndosh zgjedhor.

Top Channel