Djali i Zidane, objektiv i Manchester United

11/04/2011 12:40

Paraqitja e mirë e Enzo Zidane, djalit të ish futbollistit francez Zinedine Zidane, në radhët e filialeve të Real Madrid ka zgjuar interesin e shumë ekipeve të njohura europiane.

Interesit të Juventusit, sipas Corriere dello Sport, i shtohet ai i Manchester United sipas mediave angleze.

Gjithashtu, për Enzo Zidane janë vënë në lëvizje edhe federatat e futbollit të Spanjës dhe Francës të cilat po “luftojnë” që ta fusin në ekipet e tyre U-16.

Deri tani, djali i ish-mesfushorit të Real Madrid nuk ka vendosur se kë shtet do të përfaqësojë në të ardhmen.

Top Channel