Flamurtari-Skënderbeu, sërish 1 pikë diferencë

10/04/2011 08:30

Dy kryesueset e Superligës, Flamurtari dhe Skënderbeu, e kanë mbyllur me fitoren këtë javë duke bërë që diferenca mes tyre të mbetet sërish në 1 pikë.

Devijimi vendimtar i Moçkës në pjesën e parë dhe autogoli i Erjon Xhafës në të dytën ishin dy episodet që vendosën fitoren 1-0 të Flamurtarit ndaj Kastrtiotit në Vlorë.

3 pikë të rëndësishme këto që i japin mundësinë skuadrës së Maganit të mbajë vendin e parë me 59 pikë. Vlonjatët kanë shpërdoruar shumë raste si në të parën ashtu edhe në të dytën dhe vetëm një autogol i krutanëve mundi t’i shpëtojë pozicionin në klasifikimin e Superligës.

Nuk munguan tensionet gjatë kësaj sfide, madje në një moment pati edhe konfrontime fizike mes Daniel Xhafës dhe kapitenit të kastriotit Caca, por gjyqtari i ndeshjes Taullahu gjatë këtij momenti nuk ndërshkoi asnjërin, pasi harroi detyrën e arbitrit dhe u mjaftua ta shijonte këtë skenë si tifoz.

Ka bërë detyrën edhe Skënderbeu i Duros duke fituar 2-0 ndaj Shkumbinit. Ndryshe nga Flamurtari, korçarët e zhbllokuan shumë shpejt ndeshjen me Souzën në minutën e 13. Pas këtij momenti, peqinasit kishin disa raste për barazim, por finalizimi i aksioneve të tyre la për të dëshiruar.

Kjo situatë zgjati deri në minuten e 75, kur Bratiç shënoi golin e qetësisë për pankinën, tifozët dhe tribunën Vip të stadiumit të Korçës.

 

 

Top Channel