F1, Vettel fiton Cmimin e Madh të Malajzisë

10/04/2011 11:50

Sebastian Vettel, piloti gjerman i Red Bull, ka fituar Cmimin e Madh të Malajzisë, garën e dytë sezonale të botërorit të Formula 1.

Kampioni në fuqi dominoi garën nga fillimi në fund duke fituar kështu garën e tij të dytë radhazi në këtë kampionat në vetëm dy gara të zhvilluara.

Jenson Button me McLaren ka përfunduar garën në vend të dytë, ndërsa Nick Heidfeld me Renault është ngjitur në shkallën më të ulët të podiumit duke lënë pas pilotin tjetër të Red Bull, Mark Webber.

Vetëm në vend të pestë dhe të gjashtë kanë mbyllur garën pilotët e Ferrarit, Felipe Massa dhe Fernando Alonso.

I shtati Lewis Hamilton (McLaren) dhe vetëm i nëtni Michael Schumacher (Mercedes GP).

 

Top Channel