Cambiasso-Maicon ngrejnë Interin

10/04/2011 08:00

Ka zgjatur vetëm 65 minuta frika e një nate tjetër zhgjënjimi për Interin në San Siro, pas atyre me Milanin dhe Shalkes 1 javë më parë.

Formacioni i Leonardos ka vuajtur, por në fund ka arritur të fitojë 2-0 dhe të rimarrë përkohësisht vendin e dytë në klasifikim. Në fillim ishte Cambiasso dhe më pas Maicon ata që rikthyen disi buzëqeshjen tek tifozët zikaltër pas atyre dy humbjeve të turpshme.

Pas kësaj fitoreje kampionët në fuqi të Italisë presin gabimet e dy rivalëve kryesorë, të Milanit në Firence ndërsa të Napolit përballë Bolonjës.
 
Dy golat e Tottit i dhanë fitoren 2-1 Romës në Udine. Kapiteni i romanëve shndërroi në gol një 11-metërsh të fituar në minutën e 57, por në të 88 Di Natale barazoi shifrat.

U mendua se kjo sfidë do të përfundonte në barazim, por Totti doli kundra duke shënuar golin e fitores në minutën e 4 shtesë.

 

 

Top Channel