Bayern shkarkon Van Gaal

10/04/2011 14:00

Bayern Munchen ka shkarkuar trajnerin Louis Van Gaal.

Edhe pse klubi gjerman kishte njoftuar se trajneri i sezonit të ardhshëm do të ishte Jupp Heynckes dhe largimin e Van Gaal, pritej që tekniku hollandez të qëndronte në drejtimin e bavarezëve deri në fund të këtij sezoni, por rezultatet e dobëta kanë bërë që të përshpejtohet largimi i tij.

Barazimi i djeshëm i Bayern Munchen ndaj Nurenberg në transfertë bëri që të mbushej kupa.

Pritet që drejtimin e ekipit ta marrë Andries Jonker, trajneri i dytë i bavarezëve.

Bayern Munchen renditet i katërti në Bundesligë, vetëm një pikë larg Hannover 96 të vendit të tretë, vendi i fundit që të jep kualifikimin për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve.

 

Top Channel