Barca shkon + 8 në “El Clasico”

10/04/2011 08:10

Barcelona dhe Real Madrid kanë fituar ndeshjet e kësaj jave duke bërë që diferenca mes tyre të mbetet në 8 pikë, 1 javë para derbit spanjoll të njohur si El Clasico.

Katalanasit kanë përmbysur rezultatin duke fituar 3-1 në Kamp Nou përballë Almerias. Golit të Corona, vendasit i janë kundërpërgjigjur me dopjetën e Messit dhe golit të Thiago Alcantara.

3-0 është fitorja e Real Madrid ndaj Athletic Bilbao. Dopjeta e Kakasë me 11-metërsha dhe goli i Ronaldos, ky i fundit e nisi ndeshjen nga pankina, të japin idenë e një grupi që do të luftojë deri në fund për titullin kampion.

 

Top Channel