Vettel-Hamilton dominojnë në Malajzi

09/04/2011 11:30

Kampioni në fuqi i botës në Formulën 1, Sebastian Vettel, do të niset i pari në garën e nesërme të Malajzisë.

Ai regjistroi kohën më të shpejtë, “in extremis”, gjatë provave kualifikuese që dhuruan një duel emocionues midis tij dhe pilotit të McLaren-it, Lewis Hamilton.

Pasi dominoi gjatë pjesës më të gjatë të provave, Hamilton u mposht në xhiron e fundit të shpejtë të gjermanit, një të dhjetat më i shpejtë.

Do të jetë përsëri Red Bull-i dhe McLaren-i që do të niset në radhën e dytë, me Webber dhe Button që do të startojnë në vendin e tretë dhe të katërt, përkatësisht.

Ferrari vazhdon të tregojë se nuk është ende në lartësinë e dy rivalëve për titull. Alonso përfundoi vetëm i pesti, ndërsa Massa regjistroi kohën e shtatë më të mirë. Ashtu si në Australi, Alonso vazhdon të jetë mesatarisht një sekondë pas Vettel-it.

Pavarësisht disa rezultateve shpresëdhënëse në provat e lira, vazhdon zhgënjimi për Mercedesin e Schumaker, i cili me kohën e 11-të, nuk mundi të kualifikohej në sesionin e tretë të provave zyrtare.

Rezulatet e provave zyrtare të Malajzisë
1. Vettel        Red Bull    1’34”870
2. Hamilton    McLaren    1’34”974
3. Webber     Red Bull    1’35”179
4. Button       McLaren    1’35”200
5. Alonso       Ferrari        1’35”802
6. Heidfeld     Renault      1’36”124
7. Massa        Ferrari        1’36”251
8. Petrov        Renault    1’36”324
9. Rosberg     Mercedes  1’36”809
10. Kobayashi Sauber     1’36”820
11. Schumacher Mercedes 1’37”035
12. Buemi      Toro Roso 1’37”160
13. Alguersuari Toro Roso 1’37”347
14. Di Resta   Force India 1’37”370
15. Barrichello Williams    1’37”496
16. Pérez       Sauber     1’37”528
17. Sutil         Force India    1’37”593
18. Maldonado    Williams    1’38”276
19. Kovalainen    Lotus        1’38”645
20. Trulli             Lotus        1’38”791
21. Glock            Virgin        1’40”648
22. D´Ambrosio   Virgin        1’41”001
23. Liuzzi            Hispania   1’41”549
24. Karthikeyan   Hispania    1’42”574

Top Channel