Superliga, Flamurtari arrin fitoren

09/04/2011 20:20

Devijimi vendimtar i Mockës në pjesën e parë dhe autogoli i Erjon Xhafës në të dytën ishin dy episodet që vendosën fitoren 1-0 të Flamurtarit ndaj Kastrtiotit në Vlorë.

3 pikë të rëndësishme këto që i japin mundësinë skuadrës së Maganit të mbajë vendin e parë me 59 pikë.

Vlonjatët kanë shpërdoruar shumë raste, si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën dhe vetëm një autogol i krutanëve mundi t’i shpëtojë pozicionin në klasifikimin e Superligës.

Nuk munguan tensionet gjatë kësaj sfide, madje në një moment pati edhe konfrontime fizike mes Daniel Xhafës dhe kapitenit të kastriotit Caka.

Por gjyqtari i ndeshjes, Taullahu, gjatë këtij momenti nuk ndëshkoi asnjërin, pasi harroi detyrën e arbitrit dhe u mjaftua ta shijonte këtë skenë si tifoz.

Në këto momente po luhet edhe ndeshja tjetër e javës së 27-të, ajo mes Skënderbeut dhe Shkumbinit. Rezultati është 1-0 në favor të korcarëve me gol të Sozës në pjesën e parë.

Top Channel