Inzaghi: Kthehem dhe fitojmë titullin

09/04/2011 12:35

Pak ditë përpara rikthimit të tij në fushat e lojës pas një dëmtimi të rëndë, Filippo Inzaghi është i sigurt se Milani do të fitojë titullin kampion në këtë sezon të Serisë A.

”Titulli është i yni dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë”, deklaroi “Superpippo”. “Falenderoj tifozët që më kanë mbështetur gjatë të gjithë kësaj periudhe të vështirë dhe shpresoj t’u bëj dhuratë për pashkë rikthimin tim në fushat e lojës”.

Në lidhje me merkaron dhe aktualitetin e kuqezinjve, Inzaghi shtoi: “Do të më pëlqente të luaja nëj ditë përkrah Balotelli-t. Jam i sigurt që tek Milani do të ishte në gjendje të kontrollohej, pasi këto do të kishte shumë shembuj pozitivë.

Rreth merkatos, do të më pëlqente shumë që të beheshin të vërteta edhe zërat e rikthimit të Kakasë. Pato? Nuk e di kush mund të ketë ende dyshime për cilësinë e jashtëzakonshme të tij. Në moshën që ka, unë isha ende duke luajtur në Serinë D.

Allegri? Është një trajner që të kujton shumë Ancelotti-n. Që në momentin e parë që mbërriti në klub, gjithmonë ka tentuar të krijojë dialog me lojtarët”.

Top Channel