Alonso: Në garë luftoj për podiumin

09/04/2011 13:10

Piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, pranoi epërsinë e Red Bull-it dhe McLaren-it, në të njëjtën kohë që u shpreh i kënaqur për vendin e pestë në radhën e nisjes në Malajzi.

”Mendoj se vendi i pestë ishte maksimumi që mund të merrja në këto prova zyrtare, prandaj jam i kënaqur me paraqitjen”, deklaroi për mediat dy herë kampioni i botës.

”Gjatë të gjithë javës nuk kishim qenë të shpejtë, prandaj një rezultat i tillë ishte i pritshëm. Në këtë moment, katër makinat e tjera janë më të shpejta se ne dhe duhet të punojmë shumë për të arritur në nivelin e tyre.

Mendoj se nëse parashikimi për shi do të realizohet, do të kemi një mundësi të mirë për të luftuar për një vend në podium”.

Top Channel