Thiago Silva: Milan meriton titullin

08/04/2011 11:25

Thiago Silva është i bindur se Milani do të fitojë titullin kampion në Serinë A italiane.

“Duhet të fitojmë këtë titull sepse kemi qenë gjithnjë në krye dhe kjo nuk është e lehtë në Itali. Do të luftojmë me Napolin dhe Interin, por meritojmë të fitojmë sepse deri këtu kemi punuar mirë”, shprehet Thiago Silva në një intervistë për Sky Sport 24.

Përsa i përket karrierës së tj, braziliani deklaroi: “Unë jam në fazën më përcaktuese të karrierës. Ndjej përgjegjësinë e të qënit pasardhësi i një futbollisti si Paolo Maldini. Shpresoj që në fund të fitoj gjysmën e trofeve që ka fituar ai me fanellën e Milanit gjatë jetës së tij sportive.”

Top Channel