Tenis, Djokovic jashtë Monte-Karlos

08/04/2011 21:50

Novak Djokovic nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në Masterin e Monte Karlos, për shkak të një dëmtimi të pësuar në gju.

Numri dy në botë shpresonte të vazhdonte formën e tij të shkëlqyer edhe në fushat me dhe, pasi nuk njeh humbje prej 26 ndeshjesh radhazi.

”Është një zhgënjim i madh dhe më vjen keq që nuk do të jem jo vetëm për fansat e mi, por edhe për vete, pasi besoja se mund të bëja një paraqitje shumë të mirë”, deklaroi Djokovic.

Sërbi, një javë më parë mundi numrin një në botë, Rafael Nadal, në finalen e Masterit të Majemit. Koha që do të qëndrojë jashtë fushave do të mësohet nesër, pasi mjekët të përcaktojnë gradën e dëmtimit.

Top Channel