Galliani: Leo nuk merriton kaq vrer

08/04/2011 19:55

Ndërsa Leonardo ka përfunduar në “syrin e ciklonit” pas humbjeve të rënda ndaj Milanit dhe Schalke-s në Champions League, Adriani Galliani u shndërrua sot në një aleat të papritur.

”Mos thoni që jam një tifoz i Interit, por 13 vjet së bashku nuk fshihen lehtë dhe ndiej një simpati të madhe për të”, deklaroi administratori i deleguar i Milanit. “Është një njeri i barazpeshuar dhe do të dijë të reagojë.

Siç kanë qenë të tepruara lëvdatat që iu bënë më parë, edhe tani janë të tepruara kritikat ndaj tij. Futbolli është u tmerrshëm, por Leonardo nuk po kalon asnjë moment të vështirë”.

Me rastin e një aktiviteti të “Fondacionit Milan”, Galliani foli edhe për argumentin e merkatos: “Cristiano Ronaldo? Nuk do të flasim për merkato deri në javën e fundit të kampionatit.

Do të kemi shumë kohë më pas për të folur. Balotelli? Le t’a lëmë të qetë tek City, është thjesht një mik dhe një tifoz i Milanit. Tani mendojmë vetëm që të qëndrojmë të përqendruar në këto ndeshje të fundit.

Ne jemi në krye dhe duhet të qëndrojmë në këtë pozicion deri në fund. Në ndeshjet e fundit, kemi mposhtur Napolin, Juventusin dhe Interin, por siguruam vetëm një pikë ndaj Barit e Palermos.

Për këtë arsye, është e pamundur të vlerësosh se cilat janë ndeshjet e lehta dhe cilat ato të vështirat. Dështimi në Champions? Këtë vit objektivi është kampionati, pasi kemi më shumë vjet pa e fituar”.

Top Channel