F1, Webber më i shpejti në provat e lira

08/04/2011 10:40

Mark Webber me Red Bull ka dominuar provat e lira të Cmimit të Madh të Malajzisë të zhvilluara ditën e sotme.

Australiani ka lënë pas britanikët Jenson Button dhe Lewis Hamilton me makinat McLaren.

Në vend të katërt është renditur kampioni i botës në fuqi, Sebastian Vettel (Red Bull).

Menjëherë pas tij renditet shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher me Mercedes.

Paraqitje jo e mirë e makinave Ferrari, të cilat janë renditur në vendin e gjashtë me brazilianin Felipe Massa dhe në vendin e nëntë me spanjollin Fernando Alonso.

Top Channel