Todt: Ecclestone po shkatërron Formulën

07/04/2011 20:10

Ish-drejtori i përgjithshëm i Ferrarit, Jean Todt, ndërmorri sot një sulm të ashpër ndaj pronarit të Formulës 1, Bernie Ecclestone, të cilin e konsideroi fajtor për rënien e popullaritetit për këtë sport ndër vite.

”FIA është shndërruar në një barcaletë”, tha Todt në revistën gjermane “Auto Motor und Sport”. “Formula 1 vazhdon të jetë shumë popullore, por shifrat tregojnë se ka një rënie në krahasim me disa vite më parë.

Ecclestone, me rregullat e tij që shkatërrojnë çdo vit ekuilibrat e sportit, i ka larguar tifozët, të cilën ndihen më pak të tërhequr se më parë. Ai duhet të pyesë veten gjatë përse po ndodh kjo tendencë e braktisjes së F1”.

Todt sugjeroi edhe një zgjidhje praktike për kaskat e pilotëve. “Më bie në sy që kaskat e pilotëve në Formulën 1 janë shumë të ngjashme dhe mund të dallohen vetëm prej ekspertëve.

Më pëlqen që të merret nga shembulli i kampionatit NASCAR, ku të gjithë e kanë kaska që mund të shquhen fare lehtë prej të gjithëve”.

Top Channel