Inter kërkon rikthimin e Mourinho

07/04/2011 09:25

Fitorja e thellë e Schalke 04 në Milano ndaj Interit ka bërë që Leonardo, trajneri zikaltër, të “mbytet” nga kritikat.

Sipas gazetës italiane ‘La Repubblica’, Massimo Moratti, presidenti i Interit, i ka vënë qëllim vetes rikthimin e Jose Mourinho në pankinën zikaltër.

Trajneri aktual i Real Madrid u largua nga Interi menjëherë pas fitores në finalen e Ligës së Kampioneve (në majin e kaluar) dhe zëvendësimi i tij me Rafael Benitez nuk funksionoi.

Më pas, me ardhjen e Leonardos në drejtim, ekipi u bashkua dhe filloi të merrte pikë në Serinë A dhe eliminoi Bayern Munchen në 1/8 e Champions, por pas disfatës ndaj Milanit (3-0) dhe humbjes turpëruese ndaj Schalke 04 (2-5) duket se tekniku brazilian do të largohet në fund të këtij sezoni dhe Mourinho është trajneri që Moratti do dontë sërish.

Top Channel